Me festën e fëmijëve u hap zyrtarisht “Vera Kulturore e Çairit 2026”

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Çairit hapi zyrtarisht manifestimin “Vera Kulturore e Çairit 2026”, i cili gjatë muajit qershor do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe edukative për qytetarët.

Hapja u shënua me një defile të qindra nxënësve të shkollave fillore të Çairit me veshje kombëtare, të cilët parakaluan nëpër Çarshinë e Vjetër deri në Sheshin Skënderbeu, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot ngjyra në zemër të qytetit.

Programi artistik që pasoi solli para publikut valle, këngë dhe paraqitje të ndryshme kulturore nga shkollat fillore dhe ansamblet kulturore, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe potencialin e brezave të rinj.

Në këtë ditë të veçantë kushtuar fëmijëve, Çairi u shndërrua në një skenë të hapur ku u promovuan kultura, tradita dhe vlerat që ndërtojnë komunitetin tonë.

“Ditët e Fëmijëve” do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vijim me aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe edukative në kuadër të programit të “Verës Kulturore të Çairit 2026”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit