22.8 C
Skopje
Saturday, May 11, 2024

Më 24 prill dhe 8 maj do të ketë zgjedhje në Maqedoni! Kovaçevski thotë se do të respektohet marrëveshja për kryeministrin shqiptar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se në takimin e sotëm të liderëve është arritur marrëveshje që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill të vitit 2024, ndërsa zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj.

“Pas 17 vjetëve, sërish kemi zgjedhje të rregullta parlamentare. Zgjedhjet e fundit të rregullta në vendin tonë kanë qenë në vitin 2006”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kovaçevski njoftoi se mbetet në fuqi Marrëveshja e Përzhinos për Qeveri teknike, ndërsa theksoi se do të respektohet edhe marrëveshja me BDI-në, për kryeministrin e parë shqiptar në RMV.

“Sipas ligjit, qeveria teknike, respektivisht qeveria e Përzhinos do të ketë nga 28 janari dhe detyrimin ligjor që e kam unë si kryeministër, do të realizohet dhe gjithsesi edhe marrëveshja e koalicionit që e kemi në korniza të koalicionit, do të përmbushet”, pohoi Kovaçevski duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë për emrin e kryeministrit në qeverinë teknike./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit