Mbi 300 mijë pushime mjekësore në vitin 2025

Advertisement

Mbi 300 mijë pushime mjekësore janë regjistruar gjatë vitit 2025. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale mbeten arsyet më të shpeshta për hapjen e pushimeve mjekësore.

Të dhënat u bënë të ditura nga ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili për herë të parë prezantoi statistika për pushimet mjekësore afatshkurtra, deri në 30 ditë, dhe ato afatgjata, mbi 30 ditë.

“Dua të theksoj se viti 2021 ishte viti i pandemisë së COVID-19, kur numri i pushimeve mjekësore ishte shumë i lartë. Megjithatë, në vitin 2025 kemi një rritje prej 30 për qind, me mbi 300 mijë pushime mjekësore të regjistruara. Ajo që është e rëndësishme është se nuk është rritur numri i personave që shfrytëzojnë pushime mjekësore, por numri mesatar i pushimeve për çdo pacient. Mesatarja është rritur nga 1.8 në 2.3 pushime mjekësore për pacient. Sëmundjet që vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i pushimeve mjekësore janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale. Vetëm gjatë vitit të fundit janë regjistruar mbi 10 mijë pushime mjekësore për shkak të gastroenteritit.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit