24.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Mbi 2 mijë magjistra dhe doktorë të rinj brenda një viti në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 2 mijë doktorë, magjistra e specializant të rinj brenda një viti, numër që ka shënuar ulje në krahasim me vitin e kaluar.

“Në vitin 2023, titullin doktora shkence kanë fituar 174 persona, që paraqet rënie për 11.7% krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2023 titullin Master i Shkencave dhe Specialist e kanë fituar gjithsej 1828 persona”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që 1624 janë magjistër, ndërsa 204 janë specialistë, duke shënuar ulje në krahasim me vitin paraprak.

“Numri më i madh i personave, 22.4 % doktoruan në fushën e biznesit, administratës dhe drejtësisë, më pas 20.7 % në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, vijojnë shkencat sociale, gazetari dhe informacion me 13.8 %, artet dhe shkencat humane me 12.1 %, ndërsa pjesa tjetër e fushave kanë përqindje më të ulët përfaqësimi”, njoftoi Enti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit