Mbi 15.700 tonë mbeturina komunale të grumbulluara në korrik në Shkup

Advertisement

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup gjatë muajit korrik kanë grumbulluar dhe transportuar 15.735 tonë mbeturina të përziera komunale nga amvisëritë në territorin e kryeqytetit.

Përveç mbledhjes së rregullt të mbeturinave, janë larguar edhe 2.360 metra kub mbeturina të mëdha dhe mbeturina ndërtimore të hedhura në mënyrë të parregullt, si dhe mbeturina organike që kanë rënë në hapësirat publike dhe sipërfaqet rrugore pas motit të ligë që përfshiu Shkupin më 21 korrik.

Sasia më e madhe e mbeturinave nga hapësirat publike dhe sipërfaqet rrugore – gjithsej 255 metra kub – është grumbulluar në territorin e Komunës Kisella Vodë.

Në të njëjtën periudhë, Eko‑patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka dorëzuar 11 procesverbale edukativo‑informative për qytetarë dhe përfaqësues të subjekteve juridike që janë kapur duke shkelur Ligjin për pastërti publike. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit