“Jetojmë në një moment të ri gjeopolitik ku urgjenca e eurointegrimeve tona kurrë nuk ka qenë më e shprehur. Agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës si asnjë krizë tjetër më parë e ka kyçur alarmin se BE-ja duhet ta aktivizojë politikën e zgjerimit dhe të ndërmarrë detyrime për ridefinim të rolit të saj në rajon”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në fjalimin në Konferencën për dialog ndërparlamentar për avancim të mëtutjeshëm të integrimit evropian të Ballkanin Perëndimor (BP), që Kuvendi e organizon së bashku me APKE-në.
Sipas tij, është e qartë se lufta në Ukrainë dhe ngjarjet në rajonin tonë dhe në Lindjen e Afërt, e hapin sërish çështjen për të ardhmen e Evropës, por edhe për të ardhmen e BP, i cili është, shënjestër e ndikimeve të jashtme dhe propagandës dhe për këtë nuk guxon të humbet fokusi i perspektivës evropiane për vendet e BP.