Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, ka fituar me rezultat 3:1 ndeshjen kontrolluese me Armeninë, të zhvilluar në stadiumin në Strumicë.
Golin e parë e realizoi Aleksandar Trajkovski, në minutën e 43-të, para se Ristovski të shënojë golin e dytë në minutën e 59-të. Ndërkohë Erdon Daci ngriti epërsinë në 3-0 në minutën e 88-të. Armenia në kohën shtesë gjeti golin e vetëm me Spartsian, duke u mbyllur gjithçka me rezultat 3:1.
Seleksionuesi Bllagoja Milevski solli shumë ndryshime në krahasim me formacionin ndaj Ukrainës, duke iu dhënë rast edhe futbollistë me më minutazh, që të shfaqin potencialin e tyre.
Maqedonia e Veriut, dy ndeshjet e radhës do t’i luajë në muajin e nëntor. Fillimisht ndaj Italisë në transfertë dhe pastaj me Anglinë në Shkup.