Gjatë javës së kaluar, Sheik Jassim, një anëtar i familjes mbretërore të Katarit dhe njëherësh kryetar i Bankës Islamike të Katarit, ofroi 6.57 miliardë funte për të blerë Man. Junajtedin.
Por, familja Glejzers e refuzoi ofertën e tij dhe po ecën përpara me një oferte prej 1.4 miliardë funtesh nga miliarderi britanik Sir Xhim Retclif për një pjesë të aksioneve. Raportet thonë se Sheik Jassim është i pakënaqur për refuzimin dhe ende po kërkon të zotërojë një klub futbolli.
“A ka mënyrë më të mirë për t’u përgjigjur sesa të blesh rivalët më të mëdhenj të Junajtedit, Liverpullin dhe të hedhësh të gjitha paratë që do të hidhje në Man. Junajted për t’i bërë ata të paguajnë për atë vendim për të mos u shitur te ju”, ka thënë Majk Kigan i “Daily Mail”.
Fakti është se kompania që zotëron Liverpullin, FSG, nuk është më në kërkim të investitorëve të rinj pasi ka arritur një marrëveshje me “Dynasty Equity”. FSG kurrë nuk kishte ndërmend të shiste Liverpullin. Për më tepër, shumica e tifozëve të Liverpullit janë kundër që klubi i tyre të bëhet një klub shtetëror si Man. Sitit, pavarësisht nga injektimi i parave të premtuara.
Sheik Jassim thuhet gjithashtu se po mendon të braktisë ndjekjen e tij për të zotëruar një klub në Premier Ligë dhe të ofrojë para për blerjen e Interit në Serie A.