21.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

Maqedonia humb miqësoren e dytë në Antalia, mundet nga Mali i Zi

Përfaqësuesja e Maqedonisë selë Veriut në futboll ka pësuar humbje në duelin e dytë kontrolluese të zhvilluar në Antalia të Turqisë, duke u mundur nga Mali i Zi me rezultat minimal 1:0.

Në pjesën e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski ishin më të mirë se kundërshtari, duke krijuar më shumë raste shënimi dhe duke pasur lojë më të mirë, por u ndëshkuan në minutën e fundit të fraksionit të parë me një gol të Joveticit.

Pjesa e dytë ishte e barabartë në lojë nga të dyja përfaqësueset dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ndeshjen që u mbyll me fitore të Malit të Zi.

Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit për Maqedoninë për këtë muaj në program, ndërsa takimet i radhës do ti ketë në muajin qershor me dy ndeshjet tjera miqësore.

Kujtojmë se në takimin e parë me Moldavinë, përfaqësuesja e Maqedonisë e mbylli me barazim 1:1.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit