Anëtare e Këshillit Ekonomik dhe Social në Kombet e Bashkuara sot u zgjodh edhe Maqedonia e Veriut për periudhën 2027-2029. Këshilli është një nga gjashtë organet kryesore të kombeve të Bashkuara, transmeton Portalb.mk.
“Në votimin e mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kandidatura e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori mbështetjen e 174 shteteve anëtare”, raportoi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.
Ministria theksoi se për herë të parë vendi do të jetë anëtarë në një nga organet kryesore në sistemi ne OKB-së, duke e vlerësuar si një sukses në diplomacinë multilaterale.





