Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – LSDM dhe BDI i zgjidhnin gjyqtarët dhe prokurorët në Reçicë të Vogël dhe në Bihaç, ata janë bashkëpunëtorët e tyre të krimit dhe korrupsionit, theksoi në konferencë për shtyp Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO‑DPMNE.
Sipas tij, një pjesë e vogël e gjyqtarëve dhe prokurorëve të afërt me LSDM dhe BDI e korrozojnë sistemin gjyqësor dhe marrin vendime të kundërta me drejtësinë, por në të njëjtën linjë me urdhërdhënësit e tyre.
Ai kujtoi disa gjyqtarë dhe prokurorë:
“Katerina Kolareviq, prokurorja që e mbylli rastin Mazut, babai i së cilës u zgjodh avokat shtetëror nga qeveria e LSDM, ndërsa nëna e saj u zgjodh gjyqtare kushtetuese në kohën e koalicionit të LSDM dhe BDI.
Pajazit Pajaziti, gjyqtari i afërt me BDI, i cili vendoste në rastet me Blerim Ramadani, ndërhyrjen në kontrollin e fluturimit dhe Idzhet Memeti.
Të kujtojmë edhe për Danijela Aleksovska Stojanovska, gjyqtarja e cila në shtëpinë e saj kishte vendosur shtabin e LSDM.
Dhe sigurisht, të mos harrojmë Islam Abazin, komshiun e Ahmetit nga Zajas, i cili e mori funksionin si shef i Prokurorisë së Krimit të Organizuar, me mbylljen e rastit të spitalit modular.”
“Ja, ky është sistemi që LSDM dhe BDI e ndërtuan për vite me radhë, duke vendosur njerëzit e tyre në pozita të larta në gjyqësor.”
Për këtë sistem, vlerëson Manasievski, duhet të ketë përgjegjësi. përcjell Zhurnal.mk .






