Shkup, 16 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rejzinger, theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj në rrugën integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Gashi siç informoi pres shëtbimi i Kuvendit, gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Austria është investitori më i madh i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministrja austriake Majnl-Rajzinger u dakordua se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shprehu gatishmërinë për t’i thelluar ato më tej.
“Ajo shprehu një mesazh të sinqertë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe Republika e Austrisë do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që të mos ketë pengesa të mëtejshme në procesin e integrimit evropian. Ministrja shprehu gjithashtu gatishmërinë e Austrisë zyrtare për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve të mundshme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, qëndron në kumtesë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë.