16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ripohoi se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë, duke thënë se çështja do të lindte “në mënyrë legjitime” nëse Rusia depërton në vijat e frontit ukrainas dhe Kievi bën një kërkesë të tillë

Siç shkruan France 24, këto komente i bëri gjatë një interviste të botuar nga The Economist, transmeton Telegrafi.
The Economist shkruan se Macron dha intervistën pasi mbajti një fjalim javën e kaluar, ku deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe mund të “vdes” pjesërisht për shkak të kërcënimit të paraqitur nga agresioni rus pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Nuk përjashtoj asgjë, sepse ne po përballemi me dikë që nuk përjashton asgjë”, tha Macron kur u pyet nëse u qëndron prapa komenteve në fillim të këtij viti, duke mos përjashtuar dërgimin e trupave perëndimore, komente këto që tronditën Evropën.
Disa analistë besojnë se Rusia është në prag të fillimit të një ofensive të re të madhe në Ukrainë.

Macron tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më tej, ne të gjithë do të duhet t’i bëjmë vetes këtë pyetje”, pra dërgimin e trupave.

Ai e përshkroi Rusinë si “një fuqi të destabilizimit rajonal” dhe “një kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

“Kam objektiva të qarta strategjike: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë. Nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk do të ketë siguri në Evropë”, shtoi presidenti francez.

“Kush mund të shtiret se Rusia do të ndalet atje? Çfarë sigurie do të ketë për shtetet e tjera fqinje si Moldavia, Rumania, Polonia, Lituania dhe të tjerët”, pyeti Macron.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit