17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Lloga: Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në Facebook tha se Arben Taravari po bën veprime, siç e quan ai, sipas manualit të VMRO-së.

“A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?

Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së.
Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë, të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore.

Sa më i madh Fronti🇪🇺 aq më të rëndësishëm shqiptarët🇦🇱 dhe bashkqytetarët e tyre turq🇹🇷 boshnjak🇧🇦 rom e maqedonas🇲🇰

#PoEuropës
#FrontiEuropian
#ALEANCApërSHQIPTARËT

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit