15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Lloga: Koalicioni LEN e ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve

Krenar Lloga nga ASH-Krahu i Selës i ka reaguar VLEN, të cilët thanë se nëse Sela dhe Lloga ndërrojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për të shkuar vetë në zgjedhje, përcjell TV21. Lloga thotë se koalicioni LEN është mësuar t’i len rrugëve partnerët e koalicionit dhe kërkon nga Taravari t’i kthejë vulat e partisë.

“Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prëj Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione. Vulat e ASH-ës nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me VMRO-në, jo me Aleancën për Shqiptarët”, tha Krenar Lloga, sekretar gjeneral i ASH-krahu i Selës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit