Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë 2026”, pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.
Kapiteni i Argjentinës shënoi 45 gola dhe regjistroi 30 asistime në 49 paraqitje gjatë sezonit 2025/26, duke luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e klubit amerikan.
Messi ndihmoi Inter Miamin të fitojë për herë të parë MLS Cup, ndërsa paraqitjet dhe statistikat e tij individuale i siguruan sërish një vend në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz.
Ylli argjentinas, i cili e ka fituar tetë herë “Topin e Artë”, mbetet një prej futbollistëve më të suksesshëm dhe më të dekoruar në historinë e futbollit.






