Linjë e re e autobusit në Shkup, 37-shi do të lidhë Radishanin me Karposhin

Advertisement

Ndërmarrja për Qarkullim Publike-Shkup ka vendosur në funksion një linjë të re të autobusit për lidhjen e lagjes Radishan me Karposh 3, përmes bulevardit “Sllovenia”, përcjell TV21. Linja e re do të qarkullojë me numrin 37, ndërsa sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, autobusët do të nisen nga Radishani në orën 07:25, 08:55, 14:55 dhe 16:25. Nga Karposh 3, nisjet janë paraparë në orën 06:40, 08:10, 14:10 dhe 15:40.

Sipas itinerarit të përcaktuar, linja do të nisë nga stacioni në Radishan, në pikën e fundit të linjës 57, dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Radishanska” dhe “Butelska”, bulevardet “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Sllovenia”, “Rrugën e Kaçanikut”, bulevardin “8 Shtatori”, rrugën “Marrëveshja e Bledit”, bulevardin “Ilinden” dhe rrugën “Manapo”, për të përfunduar te City Mall.

Për linjën do të shfrytëzohen stacionet ekzistuese përgjatë itinerarit, ndërsa është paralajmëruar mundësia e shtimit të stacioneve të reja, në varësi të nevojave të qytetarëve. Sipas Komunës së Butelit, linja e re synon të përmirësojë lidhjen e kësaj komune me pjesët e tjera të Shkupit dhe të lehtësojë transportin publik për banorët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit