Limani takoi drejtoreshën e ILO, Claire Harasty

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani sot ka takuar drejtoreshën e ILO për Evropën Qendrore dhe Lindore, Claire Harasty.

“Jam mirënjohës për iniciativën dhe mundësinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Diskutuam çështje të rëndësishme si sfidat demografike, mungesën e fuqisë punëtore dhe emigrimin e të rinjve. Së bashku do të punojmë për hapjen e vendeve të reja të punës, kujdesin për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Fokusi ynë janë të rinjtë – përfshirja e tyre në krijimin e politikave dhe mundësitë për punësim. Së bashku mund të bëjmë një ndryshim!”, ka shkruar Limani. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit