Limani për Taravarin: “Mbështetja nuk matet me paraqitjet në media”

Advertisement

Valbon Limani ka folur për mbështetjen e Arben Taravarit gjatë situatës me ujin në Gostivar, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Podium” në  Ora24.tv

Limani tha se mbështetja nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes paraqitjeve publike apo daljeve në media, duke theksuar se Taravari ka dhënë mbështetjen e tij edhe përmes kontakteve të përditshme dhe këshillave.

“Mbështetja nuk është vetëm në paraqitjen publike, por edhe në kontaktet e përditshme dhe këshillat që morëm nga z. Taravari dhe nga të gjithë të tjerët që erdhën për të ndihmuar”, tha Limani.

Ai shtoi se nuk duhet të matet se sa shpesh apo sa shumë Taravari është shfaqur në media apo në publik.

“Do ta them edhe një herë: të gjithë ishim bashkë dhe u përpoqëm ta tejkalojmë situatën sa më lehtë dhe sa më shpejt që ishte e mundur”, deklaroi Limani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit