Ministri Fatmir Limani, në një prononcim për ORA.24.tv ka komentuar deklaratën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, lidhur me bashkimin e Limanit në ASH.
“Është dëshirë e tyre që t’u bashkëngjitem”, ka theksuat ministri Fatmir Limani.
Ai ka shtuar se së shpejti do të vendosen hapat për rrugëtimin e mëtejahëm politik.
“Është e vërtetë që ekziston dëshira e bashkimit të një spektri më të gjerë politik, i cili do të unifikojë të gjithë që mbetën të tradhëtuar, të zhgënjyer dhe të përdorur nga liderët e vetëshpallur të VLEN. Së shpejti do të vendosim, por duke mos lënë shteg që asnjë të mbetet jashta kësajë strukture, nga Kumanova e deri në Manastir”, ka thënë për ora24.tv, Fatmir Limani./ORA24.TV





