Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka shkruar se ka vizituar nënën e Thaçit me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, vizita te nana Hyrë dhe familja e mikut tim Presidentit Hashim Thaçi ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria.
Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën.
Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur.
Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësishtë gjinden në Hagë!





