14.8 C
Skopje

Lidhja Europiane për Ndryshim: Nipi i Ali Ahmetit sërish merr dhuratë milionëshe nga qeveria

Fronti për integrim në krim, është aq shumë i përkushtuar për të dërguar në varfëri të skajshme qytetarët, saqë nuk kanë lënë institucion ku nuk i kanë përlyer gishtat me krim.
Por lider i krimit, në këtë Front, mbetet familja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Këtë e ridëshmoi edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët zbardhën detaje se si Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, ka marrë tenderë për projekte inovative.
Sipas Antikorrupsionit, del se, Drini si milioneri më i ri dhe më i famshëm në vend, përveç se është i zoti që pa asnjë investim të bëhet me qendër tregtare në vlerë prej 30 milion eurove, paska pasur aftësi të jashzakonshme që në mënyrë inovative, ti marrë 5 milion denarë nga Agjencia për inovacione përmes dy kompanive të tij, “THOR Industries” dhe “Everest”, por pa dhënë asnjë llogari dhe raport se si janë shpenzuar dhe çfarë i ka kompensuar shtetit për ata para.
Por edhe më shqetësues është fakti se, katër ditë pas zbardhjes së dyshimeve për keqpërdorim të këtyre parave, institucionet përkatëse të shtetit, Qeveria dhe prokuroria kompetente ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të filluar hetimin e rastit dhe për të informuar qytetarët se ku kanë përfunduar paratë e tyre.
Fronti për integrim në krim, i cili prentendon të na mashtrojë se është “Fronti për Evropë”, për fat të keq, mbetet vetëm si fronti, i cili zhvillon mënyrat inovative për tu pasuruar fëmijët, nipërit, dhëndurrët dhe më të afërmit e liderit të partisë.
Andaj, Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon që Qeveria teknike, urgjentisht tu dorëzojë organeve hetuese dhe të drejtësisë në vend të gjithë dodkumentacionin e duhur që të mund të fillojnë dhe të ngrejnë hetim për drejtorin e Fondit për Inovacione, Festim Halili se në çfarë baze i ka dhënë dy firmave të nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, 5 milionë denarë dhe pse nuk ka dokumentacion përkatës për shpenzimin e këtyre parave nga kompanitë “THOR Industries” dhe “Everest?
Të nderuar qytetarë,
Fronti për integrim në krim, i cili sukses më të madh për këto vite e ka SORAVINË, EUROVINË dhe dhjetëra miliona euro investime në aparate për kazino, është Fronti që shkatërron vazhdimisht shtetin, varfëron shoqërinë dhe pasuron vetveten e tij.
Ky Front i cili e mban nën kthetra çdo institucion të shtetit dhe gjyqësorin, nuk mund të sjellë funksionim normal dhe zhvillues të institucionve. Andaj ndryshimi është më se i domosdoshëm dhe urgjent.
Ndërsa ne ua bëjmë me dije se 8 maji do të vijë shumë shpejtë dhe më 9 maj, klani SORAVIA dhe EUROVIA do të duhet të përgatiten për të dhënë llogari për çdo qindrarkë të keqpërdorur.
10.02.2024
Lidhja Europiane për Ndryshim
Besar Durmishi

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit