31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Lëvizja BESA: Nuk kemi pasur komunikim me BDI-në, Ali Ahmeti fajtori i gjendjes së shqiptarëve

Pas deklaratës së Arben Taravarit, se ai ka komunikim me BDI-në, por edhe liderët tjerë të VLEN, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. Nga partia e Bilall Kasamit mohojnë një gjë të tillë dhe thonë se nuk kanë arsye për të biseduar me Ali Ahmetin.

“Pa dashur ta paragjykojmë kuptimin e saktë të deklaratës së z. Taravari se – përveç atij – edhe liderët e tjerë të VLEN-it kanë komunikim me Ali Ahmetin, për shkak të korrektësisë me anëtarësinë e Lëvizjes BESA, të organeve partiake dhe mbështetësve tanë, më duhet të sqarojmë se as kryetari Bilall Kasami dhe asnjë eksponent tjetër i Lëvizjes BESA nuk ka komunikim me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Qytetarët dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA e dijnë mirë, se që nga themelimi dhe deri më tani, asnjëherë nuk kemi qenë në komunikim me BDI-në, kur ajo është dashur të shpëtohet nga bëmat e saj, e as këtë herë nuk ka asnjë arsye për të pasur madje edhe kanal komunikimi me të. Nëse do të kishte, do të ishte i hapur dhe para qytetatëve.

Ali Ahmeti është fajtori i përveçëm i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejtë që pensionohet politikisht, aq më mirë për të dhe për shqiptarët.

Ndërsa VLEN-i ka kuptim vetëm aq sa e ruan distancën politike me BDI-në”, shkruhet në realigimin e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit