11.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Lëvizja BESA: Asnjë përgjegjësi për tragjedinë e “BESA TRANS”, pushteti dhe gjykatësit kujdesen për pasurimin personal

Lëviza BESA akuzon institucionet gjyqësore dhe ato të pustetit se nuk instereson për të zbardhur të vërtetën për rastin e djegjes së autobusit të “BESA TRANS” në Bullgari, ku e humbln jetën 45 qytetar dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.
“Kaluan dy vite prej kur 45 shqiptarë, prej të cilëve 12 fëmijë u dogjën të gjallë brenda autobusit të “BESA TRANS”, në autostradën “Struma” në Bullgari dhe ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Derisa familjrët e atyre që e humbën jetën janë në ankth për të gjetur të vërtetën, organet hetuese dhe ata të gjyqësorit vazhdojnë të heshtin, të merren me tenderët dhe pasurimin famljar, ndërsa fajin për fatkeqësinë të mbetet vetëm tek shoferi i cili po ashtu ndërroi jetë në tragjedi.
Edhe pas dy vitesh, familjarët e kërkojnë drejtësinë të vetëm nëpër nëpër organet gjyqësore bullgare, ndërsa gjykatat në Maqedoninë e Veriut, të cilat dirigjohet nga pushteti, tentojnë të largojë nga përgjegjësia pronarët e kompanisë së autobusëve, për të cilët u zbardhën shumë dyshime se autobusët kanë qarkulluar me dokumente të falsifikuara. Edhe pse këto institucione janë të shurdhër dhe të verbër kur bëhet fjalë për të dalë drejtësia në pah, sërisht u bëjmë apel që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta për tragjedinë në Bullgari, me çka sado pak do të lehtësohet barra shpirtërore e familjarëve të atyre që humbën jetën”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit