Lëvizja antibixhoz paralajmëron rikthimin e protestave. Kjo për shkak se siç thonë ata, përkundër shumë kërkesave, Qeveria prej dy vitesh nuk i pranon në takim për të shpalosur kërkesat e tyre. Ai tha se mbeten në kërkesat që bastoret dhe kazinotë të largohen 500 metra vijë ajrore larg shkollave, çerdheve, dhe institucioneve fetare, ndërsa të ardhmen të njëjtat të largohen të paktën tre kilometra larg qytetit. Emërllahu tha se dy vite është pauzuar nga protestat për arsye se kanë pritur të zhvillojnë takimet dhe të mbahet premtimi nga qeveria për heqjen e kazinove.
“Nëntë emaila kemi dërguar edhe kryeministrit Miskoski, Vlenit por veçmas edhe Bilall Kasamit e Izet Mexhitit, por nuk kanë pranuar takim deri më sot. Edhe Izet Mexhiti edhe Bilall Kasami gjithë fushatën e bënë me kërkesat e Lëvizjes Anti bixhoz por në fakt në terren ndodh e kundërta, viti 2023 DAP ka marrë diku një miliardë euro tatim ndërsa tani në vitin 2025 DAP merr rreth 2.8 miliard euro nga lojërat e fatit. Në vend që të zvogëlohet numri është shtuar, andaj jemi duke u përgatitur dhe shpejtë do kemi protesta më të ashpra se sa që mendojnë se do jenë, deklaroi Jushi Emërllahu, Lëvizja Anti bixhoz. /Alsat/





