11.8 C
Skopje

LEN: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”

 Përmes një kumtese, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim theksojnë se zhvillimet e fundit me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë.

“Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organizatori i njëjtë i vrasjes së vajzës së re Vanja, të jetë i përfshirë edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”, ku në mënyrë makabre u vranë pesë djem të rinj. Dhe e gjithë kjo, në prag të festave fetare, me qëllim për të shkaktuar destabilizim të shoqërisë përmes tensioneve ndëretnike”, thonë nga LEN.

Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet hetuese gjyqësore që të dalin dhe publikisht ta informojnë opinionin se ku ka qenë Lupço Palevski – Pallço më 24 prill të vitit 2012, në ditën kur ndodhi rasti i montuar “Monstra”.

“Nga ana tjetër kërkojmë që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të mos e lodhin opinionin vetëm me deklarata ku shpjegojnë procedurat e ekstradimit, por të hetojnë dhe ta tregojnë konkretisht ditën se kur i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Vanjës do të ekstradohet nga Turqia?”, thuhet në kumtesën e LEN-it

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit