17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Lavrov, diplomati i injoruar në Samitin e OSBE-së në Shkup

Kryediplomatët nga më shumë se 50 shtete kanë arritur në Shkup për Samitin e OSBE-së, teksa shumë diplomatë të tjerë kanë bojkotuar takimin për shkak të prezencës së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nuk kanë marrë pjesë në bisedime për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit dhe luftës ruse në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është ndalur shkurt në Shkup për këtë takim por është nisur menjëherë drejt Izraelit. Ai nuk është takuar me Lavrovin, i cili ka arritur të mërkurën vonë.

Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s, është kryesuese e OSBE-së deri më 31 dhjetor, ka lejuar përkohësisht fluturimet nga BE-ja për të mundësuar aterrimin e Lavrovit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se pjesëmarrja e Lavrovit në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup nuk është fitore e Rusisë por, sipas tij, është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Në prag të Samitit të OSBE-së në Shkup, në darkën joformale të mërkurën morën pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dhe ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Por, ata u larguan nga Shkupi para se të arrinte ministri i Jashtëm rus Lavrov.

Borrell ka thënë se e kupton pakënaqësinë e shumë vendeve për ardhjen e Lavrovit në Shkup.

Vizita e kryediplomatit rus është e rrallë në një shtet të NATO-s qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Ai ka vizituar edhe Turqinë, e cila nuk i ka ndaluar fluturimet nga Rusia.

Gjatë Samitit të OSBE-së që zgjat dy ditë, do të diskutohet e ardhmja e organizatës dhe sfidat me të cilat përballet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit