Lasgush Poradeci nën vëzhgimin e Sigurimit: Miqtë e dyshimtë që i shkonin në shtëpi

Advertisement

Jeta e poetit të madh shqiptar, Lasgush Poradeci, nuk ishte e lehtë gjatë regjimit komunist. Përveç vështirësive profesionale dhe largimit nga jeta publike, ai dhe familja e tij dyshohet se kanë qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit.
Sipas rrëfimeve të së bijës, Maria Poradeci, në shtëpinë e familjes shkonin persona që paraqiteshin si miq ose admirues të poetit. Por, pas viteve ’90, një prej tyre i ka treguar familjes se kishte qenë pjesë e Sigurimit dhe se vizitat e tij kishin qenë pjesë e detyrës.
Në një nga rastet, sipas dëshmisë, ai kishte kontrolluar edhe bodrumin e shtëpisë, pasi dyshohej se aty mund të fshihej një radio transmetuese.
“Sigurimi i Shtetit ishte shumë vigjilent dhe ata njerëz që i fuste në shtëpi i fuste gjoja si miq, sikur na donin, sikur donin poezitë e babit tim”, rrëfen Maria Poradeci.
Lasgushi, ndërkohë, ishte një njeri që e donte vetminë. Ai largohej shpesh nga njerëzit dhe ngjitej në kalanë e Pogradecit, ku gjente qetësi dhe frymëzim.
Sipas së bijës, edhe kjo sjellje shihej me dyshim nga njerëzit e regjimit.
Lasgush Poradeci ndërroi jetë më 12 nëntor 1987, duke lënë pas një nga emrat më të rëndësishëm të poezisë dhe letërsisë shqipe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit