Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Bervenicës, Jovica Radevski, thotë se mbështetja nga qytetarët po rritet çdo ditë, duke theksuar se kjo i jep forcë dhe motivim për të vazhduar fushatën.
Radevski falënderoi banorët për besimin dhe mbështetjen, ndërsa premtoi angazhim për krijimin e një Bervenice me më shumë mundësi, vende pune dhe kushte më të mira për qytetarët.
“Çdo ditë mbështetja nga bervenikasit e mi është gjithnjë e më e madhe. Kjo më jep edhe më shumë forcë dhe shpresë se së bashku mund të krijojmë një Bervenicë më të mirë”, shkruan Radevski.
Ai u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve dhe theksoi se do të vazhdojë bashkë me ta në ditët e ardhshme të fushatës.






