7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Ky është personi që po dyshohet për plagosjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Policia ka identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast dhe ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij.

Sinjali ka mësuar se personi që është cak i hetimit është Agron Gashi, i cili nuk është gjetur në shtëpinë e tij me rastin e kontrollit.

Ai po dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve të para që ka Sinjali, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

Sinjali ka mësuar se personi që ndodhet në gjendje të rëndë, ka plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit