9.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Ky është personi që ka ushtruar dhunë ndaj dy femrave në vend parkim

Të mërkurën ishte incizuar nga një qytetar duke ushtruar dhunë ndaj dy vozitësve në një qendër parkimi, ndërsa nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i policisë, duke e arrestuar.

“Bota sot” merr vesh se emri i personit që ka dhunuar është Bekim Catot.

Rreth rastit ka njoftuar edhe policia e Kosovës, ata kanë thënë se rreth orës 13 ishin njoftuar për sulmin në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që një i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentuara. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin, si dhe arrestimin e të dyshuarit.I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale sulm dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, thuhet në njoftim/botasot.info/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit