Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera midis 25 dhe 32 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta, me erë të lehtë dhe të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 Celsiusë.






