Kurti: Për vazhdimin e seancës konstituive vendos Avni Dehari, unë kam detyra si kryeministër

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se vendimi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit i takon kryesuesit të saj, Avni Dehari, dhe jo atij.

Kurti tha se nuk është takuar me Deharin dhe se nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se është i angazhuar me detyrat e tij si kryeministër në detyrë.

Ai shtoi se, përveç angazhimeve qeveritare, është i përfshirë edhe në komunikime me liderët e partive opozitare, përfshirë bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe korrespondencën me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas Kurtit, çështjet procedurale që lidhen me vazhdimin e seancës janë në kompetencë të kryesuesit të saj, ndërsa vendimi nëse dhe kur do të mbahet vazhdimi i seancës pritet të bëhet i ditur gjatë orëve në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit