16.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Kurti: Kosova s’ka qenë dhe s’është kundër dinarit, Beogradi po insiston në “cash” se paguan disa njerëz që nuk duhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e dinarit gjatë vizitës së tij në veri, ku theksoi sërish se Kosova nuk ka qenë dhe as nuk është kundër dinarit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i Qeverisë tha se Serbia mund të vazhdojë t’u dërgojë serbëve dinarë, por që e vetmja pagesë është me euro dhe ky është një vendim i BQK-së, e që është një institucion i pavarur.

Kryeministri Kurti tha para gazetarëve se Beogradi po insiston në cash, sepse ska më Bankë Komerciale në Kosovë.

“Së pari duhet të themi se ne as nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër dinarit. Kjo është valutë e Serbisë. Serbia mund t’u dërgojë dinarë serbëve që jetojnë në Kosovë. Por në Kosovë e vetmja pagesë është me euro. Ky është rregullore e BQK-së. BQK nuk është pjesë e Ministrisë së Financave, është institucion i pavarur. Beogradi po insiston “cash” sepse emiton dinarin, insiston për cash sepse s’ka më Bankë Komerciale në Kosovë. Ata janë të varur prej cash-it, se i paguajnë disa njerëz që nuk duhet me i pagu. Unë nuk jam asgjë kundër, që mjekët, profesorët të marrin mjete, por brenga më e madhe e Beogradit është që disa njerëz tjerë nuk mund të marrin cash si më parë. Ne duam sistem transparent. Ne spo themi që serbët në Kosovë të marrin valutën dardanë, valutë e Kosovës, por euro sepse këtë e kemi që nga 1 janari 2002. E tash Beogradi ka ndërtu katër këmbimore, kjo do të thotë që kur ki vullnet zgjidhen mundësitë, por Beogradi ka zgjedhur më të keqen mundësi, cash”, tha Kurti.

“Kemi konfiskuar pesë milionë euro armë dhe municion të grupit terrorist kriminal të Milan Radojiciqit. . Duam të ndalojmë krimin dhe financimet ilegale”.

Kurti ka thënë se i qëndrojnë prapa vendimit të BQK-së për dinarin dhe se siç tha ai përgjegjësitë janë të ndara, e nuk është ai që vendos për këtë institucion.

“Unë e kam thënë mendimin tim. I qëndrojmë prapa për BQK-së. Kur ka qenë problemi me tabelat kemi qenë në vijën e parë. S’jam kryeministër që vendosi për Bankën Qëndrore. Përgjegjësitë janë të ndara, nuk është sikur në Serbi që një person vendos për të gjitha. Ka një vendim të BQK-së”, tha Kurti para gazetarëve./Reporteri.net/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit