18.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Kurti e Konjufca tubuan liderët e opozitës shqiptare në RMV. A ka marrëveshje me Taravarin?!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë pritur liderët e opozitës shqiptare, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës thuhet se liderët e partive shqiptare kanë diskutuar për temën e kandidatit për president një President shqiptar në RMV.

Por ky takim dhe fotoja e publikuar flet edhe për qëndrimet e ndara që janë brenda ASH-së rreth asaj nëse kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose në koalicion me Lidhjen Europiane për Ndryshim.

Po ashtu ka zëra se ka oponentë të ASH-së që dëshirojnë të koalicionojnë me BDI-në.

Lunku i Qeverisë së Kosovës

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-priti-ne-takim-krere-politike-shqiptare-nga-maqedonia-e-veriut/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit