Kupolat mbi sheshin “Skëndërbeu” do të shndërrohen në bibliotekë

Kreu i komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se mbi sheshin “Skëndërbeu” në Shkup, do të ndërtohet biblotekë-leximore, përcjell TV21. Mexhiti tha se do të shfrytëzohen konstruksionet metalike që janë mbi shesh, konkretisht kupolat.

“Qëllimi ynë është që hapësira mbi sheshin “Skëndërbe”, ku ekziston një konstruksion me potencial transformimi, të marrë një funksion të ri kulturor dhe arsimor. Duam që ajo hapësirë të shndërrohet në një leximore dhe bibliotekë moderne”, tha mes tjerash Mexhiti.

Kryetar i Çairit bëri të ditur se Panairi i Librit Shqip në Çair tash e tutje do të mbahet çdo vit, dmth do të jetë tradicional.

“Nga një ngjarje, drejt një vlere të përhershme institucionale, dhe hapësinore, duke ia shtuar se panairi do të jetë tradicional tash e tutje”, tha Mexhiti.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit