22.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

“Kumbari i inteligjencës artificiale”: Një ditë AI do të manipulojë njerëzit

Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i inteligjencës artificiale”, ka folur për rreziqet që kërcënojnë zhvillimin e paparashikuar të kësaj teknologjie.

Hinton mori çmimin prestigjioz Turing për përparimet në inteligjencën artificiale dhe tha për “60 Minutes” se ai beson se inteligjenca artificiale një ditë mund të ketë fuqinë për të mposhtur dhe manipuluar njerëzit.

“Unë mendoj se ne po shkojmë drejt kohërave ku, për herë të parë, mund të shohim diçka që është më inteligjente se ne,” vuri në dukje Hinton.

Gjithçka që i mungon AI tani, shtoi ai, është vetëdija se mund të manipulojë njerëzit.

“Ata do të jenë në gjendje të manipulojnë njerëzit, do të jenë shumë të mirë në bindjen e tyre sepse do të nxjerrin njohuri nga të gjithë librat që janë shkruar ndonjëherë”, tha ai.

Hinton krahasoi mënyrën se si funksionon inteligjenca artificiale me rrjetin nervor të trurit të njeriut. Sistemet e inteligjencës artificiale janë tashmë më të mira në të mësuar se sa njerëzit, edhe pse chatbot-et më të mëdhenj kanë triliona fije në rrjetin e tyre krahasuar me 100 trilionë në trurin e njeriut, argumentoi Hinton.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit