18.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

KSHZ: Këshillat zgjedhor të respektojnë të drejtën e votës, në të kundërt do të përballen me tre vjet burg

Në një konferencë për shtyp, nënkryetarja e Komisionit Shtetëror, Ditmire Shehu u kërkoi anëtarëve të organeve zgjedhore të respektojnë të gjitha rregullat dhe nenet e Kodit Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të organeve zgjedhore që t’u përmbahen dispozitave ligjore. Kemi pasur ankesa nga disa komuna, prandaj po e bëjmë këtë apel dhe shpresojmë që organet zgjedhore të mos përsërisin të njëjtat gabime. Ndryshe, votimi po vazhdon ashtu siç duhet”, tha në konferencën e jashtëzakonshme për media, nënkryetare e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

KSHZ-ja i paralajmëron anëtarët e këshillave të votimit që t’i pyesin votuesit nëse do të votojnë për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare dhe këtë t’ia bëjnë secilit votues. Ndryshe ata përballen me tre vjet burg.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit