19.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami me aktivitet për kositjen e barit në Tetovë

Kryetari i Komunë së Tetovës Bilall Kasami bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste sot pastruan dhe kositën barin tek Parku i Gruas në Tetovë.

“Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde.
Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja. Të tjerët “agjendën e gjelbër” e përdorën vetëm për ta mbuluar korrupsionin, ndërsa mbuloheshin nga deponitë. Ne sot i japim qytetit tonë frymë dhe mjedis të pastër jetësor”, u shpreh Kasami.

Nga LB shtojnë se puna dhe investimet për qytet më të pastër janë një nga prioritetet tona kryesore dhe këtë e dëshmojnë me punëne vazhdueshme

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit