24.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Kryetari i Klinës viziton policin që u plagos gjatë tentim-vjedhjes në Kishën e Zllakuqanit

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka vizituar sot zyrtarin policor, Januz Veselaj, i cili u plagos gjatë një tentim-vjedhjeje në Kishën e Zllakuqanit.


Përmës një postimi në Facebook, ai njoftoi se në vizitë ishte bashkë me komandantin e policisë atje, Ragip Bytyqin dhe drejtoin e Shërbimeve Publike Emergjente, Qendrim Millakun.

“Dje, gjatë një tentimi vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur zyrtari policor Januz Veselaj nga Gllareva. Bashkë me komandantin e Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, dhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, sot kemi vizituar Januzin, të cilit i kemi uruar shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”, ka shkruar Elezaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Elezaj ka përgëzuar policinë e Kosovës për përgjigjen e shpejtë pas marrjes së informatës, dhe kërkon nga njësitë përkatëse zbardhjen e këtij rasti.

“E përgëzoj Policinë e Kosovës për përgjigjen e shpejtë pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka shkruar tutje ai.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit