Kryeministri serb Gjuro Macut mbërrin në Ohër, pritet nga Mucunski

Advertisement

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Ohrit, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Mucunskit, mikpritës i vizitës është kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa në qendër të bisedimeve do të jenë avancimi i dialogut politik dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Ministri theksoi se Ohri, me rëndësinë e tij historike, shpirtërore dhe kulturore, përfaqëson një urë lidhëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke e cilësuar qytetin si vend të përshtatshëm për diskutime mbi miqësinë, fqinjësinë e mirë, stabilitetin rajonal dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit