Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), gjatë vizitës dy-ditore në Vjenë, Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë institucional.
Ai pritet të takohet me Kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).”, ka njoftuar ZKM.





