Kryeministri Hristijan Mickoski: Filloi zgjerimi i SHFK “Joakim Krçovski” në Gjorçe Petrov

“Mirëdita edhe nga ana ime,

Edhe një projekt tjetër nga vargu i projekteve që ishin planifikuar për realizim. Do të doja të falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët që mbështesin punën e kryetarit, administratën, deputetin që vjen nga komuna e Gjorçe Petrovit, kolegët nga Qeveria, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për punën e përkushtuar, mundin që po e investojnë dhe mbështetjen që po japin, sepse nuk është e lehtë që të gjitha këto projekte të çohen deri në fazën e realizimit.

Pres që së shpejti edhe ky projekt të përfundojë. Siç tha edhe kryetari i komunës, të gjitha kapacitetet teknike dhe infrastrukturore që do t’i ketë ky objekt do të jenë një vlerë e shtuar në procesin arsimor për më të dashurit tanë, e ata janë fëmijët.

Prandaj, ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim. Atë që e premtuam, edhe po e realizojmë.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit