Hristijan Mickoski: Kemi buxhet dyfish më të madh për shkencën dhe mbështetje për shkencëtarët tanë, krahasuar me vitin 2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me paralajmërimet për investime të shtuara në arsim dhe çfarë do të thotë kjo konkretisht për komunitetin arsimor, deklaroi:

“Edhe në shkencë, krahas këtyre investimeve infrastrukturore, do të thoja kapitale, nëse krahasohet buxheti i këtij viti me atë të vitit 2024, do të arrini në një rritje të dyfishtë. Tani është diku rreth 770 milionë denarë në vit, mbështetje për shkencëtarët dhe hulumtuesit tanë.

Por nuk është vetëm kjo. Si Qeveri, gjithashtu kemi mundësuar qasje falas në dy baza shkencore të revistave, ato janë ‘Web of Science’ dhe ‘Scopus’, të cilat po ashtu për herë të parë janë siguruar nga Qeveria që të jenë me qasje falas, në mënyrë që shkencëtarët dhe hulumtuesit t’i përdorin gjatë krijimit të punimeve të tyre shkencore.

Prandaj, absolutisht vazhdojmë të investojmë edhe në shkencë dhe ky është prioriteti ynë i parë.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit