2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Kovaçevski: Rrugë drejtë BE-së nuk është e lehtë, por është e arritshme

Rruga drejtë BE-së nuk është e lehtë, por kjo rrugë gjithsesi se duhet të kalohet. Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 duket ambicioze por nuk është e paarritshme, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen.

“Na mbetet edhe shumë punë, për këtë jemi të vetëdijshëm, unë gjithmonë them se me punë arrihet gjithçka. Jam i bindur se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze por e arritshme. Rruga deri në BE nuk është e lehtë por duhet të kalohet. Shpërblimi im asaj rruge të vështirë do të jetë anëtarësimi në BE. Gjeneratat tona do të jetojnë në BE më të pasur dhe me standard më të mirë se ai që kemi tani”, tha Kovaçevski.

Nga ana tjetër Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen mes tjerash theksoi rendësin e ndryshimeve kushtetuese në rrugën drejtë BE-së. Ajo me këtë rast nënvizoi se ky është një moment të cilin duhet ta shfrytëzojnë të gjitha subjektet politike në vend.

“Një ditë do ta presim Maqedoninë e Veriut në mesin tonë me gjuhën dhe identitetin e saj. RMV-ja ka arritur shumë, dhe dëshira ime është që absolutisht duhet të vazhdoni. Procesi i skriningut pa vazhdon. Me ndryshimet kushtetuese, shpresoj që të gjitha partitë politike do të shfrytëzojnë rastin dhe të ecin përpara. Është e rëndësishme që të shfrytëzohet ky moment. E di se këto procese janë sfiduese”, tha Ursulla von der Lajen, Presidente e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit