Kontroll më i rreptë në shëndetësi, hyrja në punë do të evidentohet me gjurmë gishtash

Edhe pse janë të paktë në numër, ende ka punonjës që kanë marrë paga pa u paraqitur fare në punë në Institutin e Shëndetit Publik. Autoritetet nuk kanë mundur të ndërmarrin masa ndaj tyre, pasi kartelat e tyre elektronike janë regjistruar nga persona të tjerë. Zgjidhja pritet të kërkohet përmes vendosjes së aparateve për identifikim me gjurmë gishti në të gjitha klinikat dhe institucionet shëndetësore.

Pothuajse të gjithë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët nuk paraqiteshin fare në punë, por merrnin rrogë dhe regjistroheshin përmes kartelave elektronike nga persona të tjerë, kanë dhënë vetë dorëheqje pasi u është kërkuar të punojnë me orar të plotë. Drejtoresha e Institutit, Maria Andonovska, tha se aktualisht në listën e pagave kanë mbetur vetëm dy ose tre persona nga kjo kategori.

 

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se ligji është i qartë dhe duhet të respektohet. Sipas tij, nëse një punonjës mungon pa arsye për tre ditë radhazi në vendin e punës, ai duhet të largohet nga puna. Aliu vlerëson se sistemi i hyrje-daljeve me gjurmë gishti mund të sigurojë kontroll më efikas.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit