Shkup, 27 korrik – Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, informoi se me dinamikë të përshpejtuar po vazhdon realizimi i projekteve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e terreneve sportive në shkollat fillore të qytetit.
Gjatë inspektimit në Shkollën Fillore “Goce Dellçev”, Konjanovski theksoi se është në proces asfaltimi i terreneve sportive, ku sipërfaqja totale e asfaltuar arrin 2.700 metra katrorë. Brenda projektit po ndërtohen dy terrene shumëfunksionale – një i dedikuar për mini‑futboll dhe hendboll, dhe tjetri për basketboll.
Terrenet do të kenë shtresë moderne tartan, do të rrethohet dhe ndriçohet hapësira, si dhe do të vendosen pajisje sportive dhe elemente urbane, duke krijuar kushte bashkëkohore për sport dhe rekreacion për nxënësit.
Vlera e investimit është 14.280.422 denarë.
Konjanovski kreu inspektim edhe në Shkollën Fillore “Dame Gruev”, ku ditëve të fundit ka përfunduar asfaltimi i terreneve. Aktivitetet atje vazhdojnë me sistemimin e terreneve sportive dhe hapësirës përreth deri në përfundimin e plotë të projektit.
Sipas kryetarit, investimet në infrastrukturën sportive shkollore janë pjesë e angazhimeve të Komunës së Manastirit për krijimin e kushteve më cilësore për nxënësit dhe nxitjen e aktiviteteve sportive te të rinjtë. përcjell Zhurnal.mk .






