Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin e YE – Kanye West, në Tiranë.
“Për herë të parë në histori, Ye vjen në Shqipëri për një spektakël gjigand ONE-NIGHT-ONLY që pritet të trondisë gjithë rajonin”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Ndërkohë ka nisur puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili po ngrihet enkas për këtë event në Kashar, pranë aksit Tiranë-Durrës. Stadiumi do të mirëpresë rreth 60,000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota./atsh/KultPlus.com





