Komuna e Çairit: Të gjitha ekipet në terren, apel qytetarëve të raportojnë dëmet në 112

Advertisement

Pas motit të ligë që ka përfshirë Shkupin, Komuna e Çairit njofton se ekipet komunale, së bashku me ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Shtabin e Krizave dhe shërbimet e tjera kompetente, janë në terren dhe në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në zonat ku paraqitet nevoja.

Sipas njoftimit të publikuar nga komuna, shërbimet komunale do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës për të reaguar ndaj pasojave të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe erërat e forta.

Nga Komuna e Çairit u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të bashkëpunojnë me shërbimet kompetente.

Gjithashtu, qytetarët që vërejnë drunj të rrëzuar, degë të thyera apo pengesa të tjera në rrugë, ftohen t’i raportojnë në numrin emergjent 112, në mënyrë që ekipet të ndërhyjnë sa më shpejt.

Komuna thekson se të gjitha ekipet do të vazhdojnë të jenë në terren deri në normalizimin e situatës, duke nënvizuar se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit