Komuna e Çairit me aktivitete ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit

Advertisement

Komuna e Çairit ka organizuar një aktivitet ndërgjegjësues në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me qëllim promovimin e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Në aktivitetin ku morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Dr. Ilir Ismaili, mësimdhënës dhe nxënës, u diskutua për rëndësinë e informimit dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

“Si Komunë e Çairit, i mbështesim këto nisma dhe do të angazhohemi edhe më shumë për ndërgjegjësimin e shoqërisë, promovimin e parandalimit dhe krijimin e kushteve për kontrolle të rregullta. Duam që ky mesazh të arrijë në çdo familje, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë”, thuhet në njoftimin e Mexhitit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit